Eksplorim të natyrës edhe në kushte ekstreme! Njihuni me 5 aventurierët që i ngjiten malit të Kelmendit në mes të acarit

13/02/2021 19:54

5 aventurier dhe të apasionuar pas natyrës kanë sfiduar temperaturat dhe kushtet atmosferike duke iu ngjitur majave të Kelmendit.

Don Genc Çupi nga Mirdita, Çesk Prebibaj, Nua Cekaj, Don Gabriel Grabanica nga Ulqini dhe Anton Pllumaj nga Malsia e Tuzit kanë vizituar majën e Vajushës, 2100 metër mbi nivelin e detit në Lepushë të Kelmendit pavarësisht temperaturave deri ne -15 grade dhe dëborës deri në 3 metër.

Jo vetëm pamje të rralla por edhe aventura në dëbore dhe ski në një prej resurseve turistike më të veçanta në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA