Dy këlyshë të vegjël tigri të bardhë kanë vdekur nga Covid-19 infection pas përhapjes së infeksionit në një kopsht zoologjik në Pakistan.
Këlyshët 11-javësh vdiqën në kopshtin zoologjik të Lahore katër ditë pas nisjes së trajtimit mjekësor për infeksionin e besuar fillimisht si panleukopeni feline.
Sëmundja që godet sistemin imunitar të maceve të mëdha, është e zakonshme në Pakistan, raportojnë mediat vendase.
Por autopsia e kafshëve zbuloi se mushkëritë e tyre ishin të dëmtuara, çka bëri mjekët të besojnë se ata ishin goditur nga koronavirusi.
Më pas patologët konkluduan se kafshët kishin vdekur nga Covid-19.
Gjashtë nga punonjësit e testuar të kopshtit rezultuan pozitivë me sëmundjen.
Megjithse nuk u kryen teste PCR të koronavirusit, zv. drejtori i kopshtit Kiran Saleem tha se këlyshët besohen se ishin viktima të pandemisë.
“Pas vdekjes së tyre, administrata kreu testet ndaj punonjësve dhe gjashtë prej tyre rezultuan pozitivë, duke përfshirë dhe një prej kujdestarëve të këlyshëve,” tha Saleem.
“Kjo përforcon zbulimet e autopsisë. Këlyshët me shumë gjasa ishin prekur nga virusi prej personit që kujdesej për ta”.
Kopshtet zoologjikë në Pakistan shpeshherë janë kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve prej kushteve të rënda të jetesës së tyre atje.
Zufishan Anushay, aktivist i organizatës së mbrotjes së kafshëve JFK tha se dy këlyshët kishin vdekur si rezultat i neglizhencës e keqmenaxhimit.
“Tigrat e bardhë janë shumë të rrallë dhe kanë nevojë për një habitat të shëndetshëm. Mbyllja e tyre në kafaze jo-higjenike dhe mungesa e trajtimit mjekësor do të risjellë këto incidente”, tha ai.
Disa javë më parë një elefant Kaavan u zhvendos nga Pakistani në një rezervat në Kamboxhia me ndihmën e këngëtares amerikane Cher.
Zyrtarët thonë se katër xhirafa kanë vdekur në kopshtin zoologjik të Peshawar në 2020, ndërsa vitin e kaluar në kopshtin e Islamabad dy luanë vdiqën të mbytur nga tymi i zjarrit të ndezur nga kujdestarët e tyre.
Top Channel