Për disa familje ne fshatrat e bashkise Klos ne rrethin e Matit tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme te mëdha ne banesat e tyre.
Nje prej tyre është edhe familja Basi ne fshatin Plan i Bardhe, e cila po jeton ne çadër duke u përballur edhe me temperaturat e ftohta te dimrit,pasi banesa e tyre është e pabanueshme.
Per Zile Basin, nena e 6 femijeve, e cila jeton me djalin e saj 16 vjecar, pasi bashkeshorti i saj humbi jeten para disa vitesh shprehet se jetesa per te është mjafte e vështirë.
Ne temperature te ulëta dhe pa ngrohje ajo shprehet se edhe djali i saj 16 vjeçar, i cili po ndjek shkollen e mesme, e ka mjaft te veshtire per te mesuar, ndaj ajo sot kerkon ndihme per ndertimin e shtepise, pasi çadra ku po jeton eshte jashte cdo kushti jetese.
Top Channel