Dëbora shkakton vështirësi në Rrugën e Kombit/ Disa makina përdorin zinxhirë, borëpastrueset nisin punën
13/02/2021 13:54
Reshjet e forta të dëborës kanë përfshirë një pjesë të territorit të vendit tonë gjatë ditës së sotme.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka parë nga afër situatën në Rrugën e Kombit, në dalje të tunelit në drejtim të Kukësit.
Reshjet e forta të dëborës shoqërohen nga era dhe e vështirësojnë lëvizjen në këtë aks rrugor. Shpejtësia maksimale e udhëtimit është rreth 30km/h dhe jo më shumë. Shumë prej makinave e kanë pasur të pamundur dhe janë detyruar të vendosin zinxhirët.
Në të gjithë këtë aks ka nisur puna e borëpastruesve për të larguar borën nga rruga në mënyrë që makinat mund të udhëtojnë normalisht.
Top Channel