Dëbora mbulon edhe Durrësin! Era sjell problem në lundrim
13/02/2021 20:52
Bora e parë vazhdon të mbulojë qytetin bregdetar duke ngazëllyer banorët, veçanërisht të rinjtë dhe fëmijët.
Ora policore është ”thyer” nga disa prej tyre, që nuk reshtin së gëzuari këtij fenomeni të rrallë natyror edhe pas orës 20:00, kryesisht në hapësirat pranë banesave te tyre, para pallateve.
Ulja e temperaturave e shoqëruar nga era e fortë ka ndikuar edhe në veprimtarinë portuale. Një nga tragetet e linjës Durrës- Bari ka ndryshuar orarin e lundrimit duke u nisur rreth 10 orë para grafikut të lundrimeve, në orën 13.00 të së shtunës. Shkak është bërë një njoftim për mbylljen e portit të Barit gjatë natës së sotme si pasojë e erës me drejtim veri lindje dhe dallgëzimit të fortë.
Top Channel