Veliaj poston foton me dy figurat e rëndësishme që ikën nga LSI: Bashkimi bën fuqinë

12/02/2021 17:09

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar një foto ku shfaqet në mes dy emrave të rëndësishëm të larguar nga radhët e LSI-së e që tani i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Në foto Veliaj shfaqet me ish-ministrin e LSI- së, Nasip Naço dhe ish-deputetin e po kësaj partie në Berat, Gledion Rahovica.

“Bashkimi bën fuqinë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Kohët e fundit nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë larguar shume persona të rëndësishëm dhe anëtarë, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Top Channel