Trazirat në Kapitol, demokratët paraqesin provat kundër Trump
12/02/2021 09:18
Në Senatin amerikan mbaroi mbrëmë bërja publike e të gjitha provave që zotërojnë demokratët se Donald Trump ishte nxitës i kryengritjeve në Kapitol. Sipas tyre, tanimë, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me përfshirjen e tij në këtë proces.
Në argumentet përmbledhëse, prokurori kryesor, ligjvënësi Jamie Raskin u tha 100 senatorëve që po luajnë rolin e jurisë se duhet të përdorin “logjikën e shëndoshë për ngjarjet në Kapitol”.
“Një parim bazë është se askush nuk duhet të nxisë dhunë” në demokracinë amerikane, tha Raskin. Sot radhën e ka pala mbrojtëse të paraqesë provat e saj në lidhje me sa ndodhi më 6 janar.
Top Channel