Partia Socialiste i qëndron tatimit progresiv mbi pagat edhe nëse fiton një mandat të tretë, por duke korrigjuar pragjet.

Sipas draft programit të PS parë nga Top Channel, por i pa zyrtarizuar ende, individët me të ardhura deri në 40 mijë lekë nuk do të taksohen mbi pagën, teksa aktualisht ky kufi është deri në 30 mijë lekë.

Individët me të ardhura nga 40 mijë deri në 200 mijë lekë do të taksohen 13%, ndërsa për ata që kapërcejnë këtë kufi do të aplikohet norma 23%. Aktualisht, 13% tatohen mbi punën personat që marrin nga 30 mijë deri në 150 mijë lekë, dhe mbi këtë nivel taksa shkon 23%.

Por, me gjithë ndryshimet e propozuara ekspertët janë skeptikë pasi sipas tyre sërish kjo taksë rëndon shtresën e mesme.

Pjesë e programit të PS është edhe rritja e pagës minimale nga 30 mijë në 40 mijë lekë. Për ekspertët, një rritje e tillë do të shtojë kostot për sipërmarrjen.

Tatimi mbi punën është kthyer në një debat midis forcave më të më dha politike në vend. Teksa PS këmbëngul te taksa progresive, Partia Demokratike ka propozuar një taksë të sheshtë 9% për të gjithë të ardhurat.

Tatimi mbi punën është kthyer në një debat midis forcave politike. socialistet këmbëngulin te taksa progresive, demokratet jane per një taksë të sheshtë 9%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA