Prurjet e lumenjve Erzen dhe Ishëm janë ulur duke bërë që uji të tërhiqet nga banesat e përmbytura.
Situata e përmbytjeve deri në orën 16:00 te dt 12.02.2021:
Të dy lumejte Erzen dhe Ishëm nuk kanë prurje te mëdha ujrash , niveli nga pika kritike -1 m .
Lumi Erzen ka filluar të tërhiqet dhe uji ka dalë nga shtëpitë dhe oborret e përmbytura.
Toka nën ujë 21ha
Lumi Ishëm ka filluar tërheqjen nga tokat dhe oborret e shtëpive në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Markuc te NjAd Bubq të bashkisë Krujë.
Toka nën ujë rreth 100 ha, shtëpi te përmbytura nuk ka.
Në NjAd Katundi i Ri Bashkia Durrës , niveli i ujit në urën e Shënepremtes -50cm nga pika kritike. Uji i lumit ka zvogëluar prurjet . Janë nën ujë 200 ha tokë bujqësore dhe 30 shtëpi te përmbytura.
Në NjAd Sukth të bashkisë Durrës lumi Erzen ka ulur prurjet. Në Vardar , Perlat janë nën ujë 200 ha tokë bujqësore. Shtëpi të përmbytura rreth 50.
Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. Niveli i ujit në hidrovorin e Porto-Romanos është -60 cm nga pika kritike..
Situata e rezervuarëve po monitorohet nuk kemi probleme.
Kemi evakuar 4 familje një nga Shijaku dhe tre nga Sukthi . Janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Top Channel