Ministrja Kushi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë/ Çdo vit 20 studentë shqiptarë përfitojnë bursë për të studiuar në Hungari

12/02/2021 15:30

Pas takimit, ministrja njoftoi se 20 studentë nga Shqipëria do të kenë mundësinë e një burse të plotë studimi me një nga universitetet në Hungari.

Ministrja Kushi dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Szijjártó Péter nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për programin e bursave “2021-2024”

Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës”, u shpreh Kushi.

Ministrja Kushi cilëson së gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve: “Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si ‘Erasmus +’ dhe ‘Horizon 2020’ “, nënvizon ajo.

Gjatë takimit të sotëm, dy ministrat kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA