Kandidati/ Evald Serreqi: Brezi i ri më motivon, më mbush me shpresë që të jem aktiv e të përballem me dinjitet

12/02/2021 04:30

Këtë puntatë në emisionin Kandidati në Top Channel u prezantua Evald Serreqi, i cili synon të bëhet deputet në Elbasan për partinë “Lëvizja për Ndryshim”. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Eno Popi si dhe tregoi pikat e tij të forta në këtë sfidë.

Serreqi është pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe njeh mirë qytetin e Elbasanit duke e quajtur veten “bir i këtij qyteti.

Çfarë ndjesie të jep e përditshmja me studentët?

“Për mua mësimdhënia është pasioni i jetës time, pavarësisht vështirësive që arsimi shqiptar ndodhet sot, burokracive të shumta e pagat e ulëta. Marrëdhënia e vazhdueshme me brezin e ri më mbush plot shpresë dhe më motivon që të jem vazhdimisht aktiv dhe të përballem me dinjitet.

Unë mendoj se vënia në duar të dijes, brezit të ri është e vetmja mënyrë për t’i përgatituar ato të jenë qytetarë të përgjegjshëm, të denjë të shoqërisë së nesërme”- tha Serreqi

Emisioni i plotë:

Top Channel