Ftesë në 5/ Shpat Kasapi prezanton publikisht partneren. Rrëfejnë planet për dasmë, fëmijë dhe xhelozitë mes tyre

12/02/2021 17:55

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvia kanë dhënë intervistën e parë si cift në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

Shpati ka rrëfyer se së shpejti do të bëjë gati një këngë baladë, të cilën do ia dedikojë partneres së tij.  “Kohët e fundit kam bërë vetëm këngë dasmash. Por kam ndërmend ta qendis një këngë, do të jetë baladë. Do ta kuroj me kujdes”, tha Shpati.

Ata të dy rrëfyen se puthja e parë nisi pas 1 viti e gjysmë, ndërsa theksuan se po shpresojnë që të bëhen prindër.

“Po shpresojmë, e kemi të dy me qejf. Shpati do vajzat, unë çunat, nuk e di”, tha Selvia.

Sa i përket komenteve negative, Selvia shtoi se ndikohet shumë, por po përpiqet të mësohet. “Kujtoj se si më njeh familja ime, më njohin të gjithë. Ndonjëherë në foto del më mendjemadhe dhe jo ashtu sic je në të vërtetë. Nuk e di çfarë kanë pritur njerëzit, por për mua ka qenë e rëndësishme që të më pëlqejnë për atë që jam unë. Kanë qenë komente të tipit “si kineze”, unë ashtu e kam fytyrën, nuk mund ta ndryshoj. Tek ne e kanë pak si të përsëritur, aq sa më është bindur, “mos vallë jam kineze”, tha Selvia.

Ndërsa sa i përket debateve, partnerja e këngëtarit të njohur u shpreh: “Shpati e ka shumë rëndë të bëjë debat. Nuk mund të bësh debat me Shpatin. Unë dal më e keqja. Unë them, pse kështu, pse ashtu. Ai është “a mbarove”. Po i them, hajde të të përqafoj. Ai është më rrafsh në botën e vet.”

Marrëdhëniet me vjehrrën e thanë që të dy se e kanë të mirë, ndërsa Selvia tregoi se ka momente kur zgjohet në mëngjes dhe kërkon nënën e Shpatit.

“Për mua është fjalë e rëndë ta quaj vjehrrë mamin e Shpatit. Jam rritur në një familje shumë të qetë dhe e kisha shumë merak nëse më bie një prind i burrit që përzihet, por mami i Shpatit është e qetë, e mençur dhe e them me gjithë zemër që sa zgjohem, çohem e them “Mami, a je zgju?” E ka djalë Shpatin, por më ka treguar pikat e dobëta që unë të mos gaboj”, tha Selvia.

Ndërsa Shpati deklaroi se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe pasi ka shumë miq dhe do të ketë një kujtim të bukur nga kurorëzimi i dashurisë me Selvien.

Partnerja e tij bëhet edhe më shumë xheloze për Shpatin dhe njohjet e tij dhe ka zbuluar në “Ftesë në 5” një prej momenteve kur telefoni ra në mes të natës dhe u zgjua menjëherë.

Selvia: Normale në çift ekzistojnë xhelozirat e vogla. Por në fillim ia kam selektu disa gjëra që të mos më pengojnë mua, me fansa e këto. Mua më vjen mirë që Shpati di ta ndajë karrierën nga jeta private. Ka shumë shoqëri dhe e marrin kohë pas kohe, në 2-3 të natës dhe ky që është i pastër, nuk e ka kompleks. Unë si fëmija çohem direkt “Shpat, kush të thërret?” dhe thotë një shok. Hape njëherë i them.

Shpati: Unë e hap, ishte një shok që ishte takuar me një shok tjetër dhe kërkonte numrin tim.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA