Apokalipsi i borës mbërriti/ Moska ‘zgjohet’ e bardhë, temperaturat -20 gradë

12/02/2021 14:28

U paralajmërua një ditë më parë dhe tashmë ka mbërritur. Një stuhi dimërore ka sjellë mbi Moskë që në orët e para të së premtes, reshje të dendura bore dhe temperatura ajri si jo zakonisht të ftohta edhe për standardet e kryeqytetit rus.

Që të enjten pasdite në fakt, nisi bora mbi Moskë dhe ekspertët thonë se do të zgjasë përgjatë gjithë fundjavës. Ata parashikojnë akumulimin e një prej sasive më të mëdha të borës në kryeqytetin rus, që nga shkurti i 2018, kur më shumë se 50 cm borë u regjistruan.  Ekspertët e kanë quajtur këtë stuhi dimërore Armagedon dhe apokalips ndërkohë që temperaturat do të jenë më të ulëtat në një dekadë, me mërkurin në termometër që do të zbresë deri në – 20 gradë celcius.

Ekspertët e kanë lidhur dimrin e vitit të shkuar në Moskë, si jo zakonisht të ngrohtë, me ndryshimet klimaterike por nënvizuan se moti i këtij viti do ti kapërcejë normat e viteve të mëparshme në kryeqytetin rus.

Bora ka mbuluar tashmë Kremlinin dhe katedralen e Shën Bazilit duke i veshur ato me të bardha. Ekspertët ndërkohë presin reshje rekord bore deri në fund të javës, që mund ta groposin qytetin deri nën 70 centimetra dëborë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA