Ana Golja, aktorja shqiptare e lindur në Kanada rrëfen si lindi emri “Muazanë”. Flet për filmin e frymëzuar nga gjyshja me Alzhaimer

12/02/2021 18:13

Aktorja shqiptare, Ana Golja ka lindur në Kanada dhe ka realizuar një film duke u frymëzuar nga gjyshja e saj e diagnostikuar me Alzhaimer dhe synon të shkojë drejt çmimeve “Oscar”.

Ajo ka folur në një lidhje me skype për emisionin “Ftesë në 5” duke sqaruar si lindi emri i saj i vërtetë, Muazanë, të cilën e vendosi nëna e saj duke dëgjuar një prej familjarëve.

“Kur morën vesh që jam vajzë, halla e babit tim i tha mamit të vendoste emrin e saj. Por ajo quhej Muazezë dhe ashtu si emrin, kishte dhe fatin e zi. Prandaj mami e sajoi dhe ma vendosi Muazanë”, rrëfeu aktorja.

Sa i përket gjyshes, u shpreh se si ndryshoi papritur pasi i vendosën këngët e artistes së njohur shqiptare Vaçe Zela dhe si ia doli të mësojë shqipen, ndonëse ka lindur në Kanada.

“Stërgjyshja ime tani do i mbushë 94 vjece, por ka disa vite që vuan nga Alzhaimer. Ne e ndjejmë mungesën e saj por jemi mësuar me kushtet. Një ditë vumë një muzikë shqiptare, Vace Zelën dhe të gjithë u habitëm si erdhi në jetë, i qeshi fytyra sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ne bëmë gjithçka kishim mundësi që të dalë filmi nëpër botë. Ka dalë në Amerikën e Veriut dhe do Zoti, shpresoj që sa më shpejt të dalë në Europë. Nuk e kam të pasur shqipen, por flasim shqip në shtëpi, më shumë anglisht me thënë të drejtën, por me stërgjyshen dhe gjyshin nga ana e babit, e mësova shqipen detyrimisht. E mësova ta lexoj sepse i lexoja gazetën gjyshit tim”, tha Ana Golja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA