Ambasadorja suedeze në Shqipëri infektohet me koronavirus: Jam izoluar dhe do të punoj nga shtëpia
12/02/2021 16:33
Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale, ku tregon se po qëndron e izoluar në shtëpi, por po vijon ende puna.
“Sot është E Premtja Feministe. Sapo i testova pozitivisht me Covid-19. Unë do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Unë mendoj për të gjitha gratë që janë goditur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Qëndroni të sigurt!”, shkruan Hastad.
Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, Hastad është e dyta ambasadore në Shqipëri që rezulton sot pozitive ndaj COVID-19.
Top Channel