Durrës – Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë.
Një i ri, i moshës 22-vjeçare po drejtonte automjetin tip “Benz” kur aksidentoi 60-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbetet e paqartë si është gjendja e tij shëndetësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për polici për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel