Disa pamje dramatike të publikuara së fundmi tregonin momentet kur një vajzë 14-vjeçare luftonte kundër tre grabitësve të armatosur duke i përzënë nga dyqani i saj me një hanxhar në dorë.
Banditët shiheshin më pas duke u larguar të tmerruar nga dyqani pas tentativës së dështuar të grabitjes në kryeqytetin e Kolumbisë Bogota.
Vajza trimereshe ishte me nenën e saj papa banakut kur tre grabitësit hynë brenda me helmeta motoçiklistesh.
Ata tentuan të ulnin qepenin e dyqanit për t’i mbylur brenda,por në pamje shihet vajza e vogël që kap në dorë hanxharin dhe tenton të qëllojë ndaj grabitësve, teksa nëna e saj i shtyn prapa.
Vajza vërvit disa herë kërcënueshëm në ajër hanxharin e saj derisa grabitësit dalin nga dyqani.
Adoleshentja tha më vonë për një stacion lokal televiziv se ishte e gatshme të mbronte familjen e saj pasi ngjarje të tilla kishin ndodhur edhe më parë.
“Nuk është hera e parë, është hera e dytë, kështu që unë e kam pasur parasysh dhe kam mbajtur hanxharin për t’i sulmuar”.
Policia paralajmëroi publikun të mos luftojë kundër grabitësve sepse në shumicën e rasteve kjo vetëm përshkallëzon dhunën.
Top Channel