Tenton t’i largohet policisë, hedh qesen me kanabis nga dritarja makinës, por më pas…

11/02/2021 13:19
Foto ilustruese

Janë vënë në pranga 3 shtetas në Shkodër, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas, në lagjen “Ahmet Haxhija ”Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

Gjatë tentativës për tu larguar, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e mjetit një qese me një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Rr., 52 vjeç, banues në fshatin Berdicë Shkodër, për veprat penale ”Kanosja”, ”Shkatërrimi i pronës” dhe ”Prishja e qetësisë publike”, pasi gjatë një konflikti me shtetasin N. N., e ka kanosur atë me një armë gjahu që e mbante me leje, si dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të tij.

Po nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Th., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA