Reshjet e dendura të shiut/ Rritet niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm: Është futur uji në katet e para në 18 shtëpi

11/02/2021 20:00
Ilustruese

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë prurje të mëdha ujërash në lumenjtë Erzen dhe Ishëm.

Niveli nga pika kritike është -50cm, ndërsa lumi Erzen ka dalë nga shtrati në lagjen Erzen dhe Barometa në qytetin e Shijakut, duke u futur uji në katet e para në rreth 18 shtëpi.

Ndërsa Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Markuc të NjAd Bubq të bashkisë Krujë,dhe ka përmbytur rreth 150 ha tokë bujqësore. Deri tani, nuk ka shtëpi të përmbytura.

“Në NjAd Katundi i Ri  Bashkia Durrës , niveli i ujit në urën e Shenepremtes në pikën kritike. Në NjAd Sukth në lagjen e Çamëve të bashkisë Durrës lumi Erzen ka dalë dhe është futur në oborret e rreth 10 shtëpive. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë. Niveli i ujit në hidrovorin e Porto-Romano’s është -90cm.  Situata e rezervuarëve po monitorohet, nuk kemi probleme”, njofton Shtabi i Emergjencave Civile në prefekturën e qarkut Durrës.

Top Channel