Plagosën rëndë me mjet të fortë fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Has

11/02/2021 11:57

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetasit (babë e bir) të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosën fqinjin e tyre me mjet të fortë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.

Të dy këta shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë/ Has

Plagosën rëndë me mjet të fortë fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.

Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA