Përmbytje në Divjakë/ Dhjetëra hektarë tokë në Tërbuf janë nën ujë

11/02/2021 19:56

Kjo është toka e Fiqiri Sinanit,nga Tërbufi i Divjakës.

Në 10 ha tokë ai ka mbjellë grurë dhe  jonxhë, por që me shume gjasa nuk këto kultura bujqësore nuk do të korren kurrë. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur këto toka.

“ Unë po përmbytem çdo vit. Kanalin e tretë e kam paguar me lekët e mia për ta pastruar kam harxhuar 1.5mln. Ndërsa të mbjellat nuk e di nëse do i marr prodhimin apo jo, për 1 ha kam harxhuar 3 mln lekë të vjetra. Dëm I madh, po marrim fund” tha fermeri Fiqir Sinani.

Fiqir Sinani, pas 20 vitesh emigrim në Itali vendosi që kursimet e tij t’i hedhë në këto toka, që sot u përmbytën,si shkak i mos pastrimit të kanaleve kulluese. Detyrë kjo e ministrisë së bujqësisë.

 “ Kërkoj të pastrojnë urgjent kanalin e parë dhe të dytë. Nëse bimët rrinë më shumë se në 48 orë në ujë marrin fund. Ne kemi javë të tëra të përmbytur. Duhet urgjent të vendoset një rregull që kanali të pastrohet nëj herë në dy vjet“ , tha ai.

Këtu në Tërbuf kulturat bujqësorë në verë thahen për ujë,ndërsa në dimër përmbyten.

Top Channel