Pas skandalit në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre, Spitali Invektiv Covid1, ka vendosur të reduktojë ushqimet që familjarët e pacientëve të infektuar me koronavirus sjellin për të afërmit e tyre.

Gazetarja jonë Kristi Gongo raporton se nga Covid1 do ketë një reduktim por jo ndalim të ushqimit për pacientët nga familjarët.

Do reduktohet vetëm për ndonjë gjë specifike qe kerkojne pacientet, pasi ushqimi eshte mese i mjaftueshem dhe ne baze te parametrave te çdo pacienti.

Vendimi është marrë nga vetë spitali dhe deri më tani nuk bëhet fjalë për një urdhër të ministrisë për ndalimin e ushqimeve nga jashtë për pacientët.

Ky vendim i Spitalit Covid1 vjen pak ditë pasi u hap një debat i gjerë në opinionin publik, lidhur me ushqimet për të sëmurët në spitalet Covid, pas përgjimeve të publikuara nga dosja hetimore e Prokurorisë, për skandalin tek “Shefqet Ndroqi”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata vendosi masën me afat 45 ditë për katër të dyshuarat që akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim të pacientëve që ato ju shërbenin.

Gjykata kërkoi që prokuroria të mbledhë prova për të sqaruar pozicionin secilës nga katër të ndaluarat që shikohen si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, që sidoqoftë të përlotura mohuan të kenë marrë bakshishe.

“Si u la Tirja dhe këto zonja të sjellin një situate kaq të rëndë?”,  pyeti prokurorin gjyqtarja Rexhina Merlikaj , sipas të cilës përfaqësuesi i akuzës duhet të sjellë prova bindëse ndaj dhe i la 45 ditë kohë për këtë çështje. Gjatë masës së sigurisë ndaj infermiereve Mira Bushi, Sidorela Cela, Sheqerije Koci dhe sanitares Rukije Hoxhaj gjyqtarja kërkoi faktimin e shkeljeve të çdonjërës.

Janë punonjëse që  punojnë prej vitesh në spital, çfarë pasoje kanë sjellë tërhoqi vëmendjen gjyqtarja, që këmbënguli zbardhje të së vërtetës përmes veprimeve hetimore  urgjente. Një nder to dhe ekspertimi i telefonave të  katër të ndaluarave nga ku pretendohet se do te rikuperohen bisedat që te dyshuarat kane zhvilluar me Tire Alldervishin, e denoncuar nga vajza e një pacienteje me covid që ndërroi jetë në spital.

Por prokurori i çështjes Bledar Valikaj këmbënguli se implikimi i katër punonjëseve u zbulua nga ekspertimi i telefonit të Alldervishit ku sipas tij flitet për bakshishe dhe se sakaq bisedat me sanitaren janë fshirë. Por avokatët nga ana e tyre këmbëngulin  se asnjëra nga të dyshuarat nuk ka mashtruar dhe as shpërdoruar detyrën.

Prokurori deklaroi se pas hetimeve te thelluara do vendoset nëse kjo dosje do ti kaloje apo SPAK qe edhe ne këndvështrimin e gjykatës duhet sqaruar nëse behet fjale për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA