Foto ilustruese

Tiranë – Tre persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se ishin në kërkim kombëtar.

Mësohet se policia ka arrestuar A. Gj., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. T., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. H., 18 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. K. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një aparati celular në mjetin e shtetasit K. Rr.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. T., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. H., 18 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. K. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një aparati celular në mjetin e shtetasit K. Rr.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. M., 47 vjeç, O. B., 30 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA