Mikesha e modeles tragjike Kasia Lenhardt, e dashura e futbolistit Jerome Boateng e cila vrau veten dy ditë më parë, tha sot se ajo u shty drejt vdekjes nga komentet e urrejtjes në rrjetet sociale.
Cathy Hummels, bashkëshortja e kolegut të skuadrës së Boateng në kombëtaren e Gjermanisë, Mats Hummels, tha se dëshironte të luftonte kundër “urrejtjes, komenteve denigruese dhe ngacmimet e tjera online”, bënte një koment të gjatë një ditë pasi Kasia i dha fund jetës së saj në Berlin.
“Ne të dyja ishim të përfshira në botën e futbollit dhe e dimë sesa brutale ajo mund të jetë … sa shumë paragjykime ka, me sa shumë xhelozi e zemërim përballesh” shkruante zonja Hummels.
“Unë mund të përballem me të sepse kam mësuar shumë nga e kaluara, por Kasia nuk arriti ta bënte”.
25 vjeçarja Kasia, dhe futbollisti i Bayern Munchen i kishin dhënë fund vetëm para disa ditësh lidhjes së tyre dhe kishin shkëmbyer replika të ashrpa në rrjetet sociale.
Një javë para vdekjes së saj Kasia, finaliste e programit gjerman të talenteve ‘Next Top Model’ kishte komentuar në llogarinë e saj në Instagram në anglisht: Këtu hiqet viza, mjaft më”.
Ndërkohë Boateng pas marrjes së lajmit po kthehet nga Katari, ku skuadra e tij po luan në Kupën e Botës së Klubeve.
25 vjeçarja Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur nga policia në apartamentin që besohet në pronësi të Boateng në zonën luksoze të Berlinit, Charlottenborg, të martën, dhe autoritetet thonë se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Një mikeshë e Kasia tha për mediat se të martën ishte ditëlindja e gjashtë e djalit të saj Noah dhe se modelja ishte vetëm në shtëpi kur vdiq.
Noah është fëmija i vetëm i Kasia, i lindur kur ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe nga një marrëdhënie e mëparshme.
Ndërsa Boateng ka tre fëmijë, të gjithë nga marrëdhënie të mëparshme, duke përfshirë vajzat binjake Soley e Lamia me ish-të fejuarën Sherin Senler si dhe të birin Jermar, me një grua të paidentifikuar.
Mikesha e Kasia tha dje për MailOnline: “Dje ishte ditëlindja e Noah. Kasia ishte vetëm në shtëpi. Ishte një anëtar i familjes së saj që telefonoi policinë pasi nuk arrinte të kontaktonte me të. Ajo vdiq një javë pasi Jerome tha në një intervistë se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Ai kishte thënë disa gjëra të këqija për Kasia dhe ajo ishte mërzitur shumë”.
Vdekja e saj u konfirmua dje dhe nga mikesha modele Sara Kulka e cila i bënte homazh asaj në një postim në disi kriptik në Instagram: “Shpresoj që e vërteta të mësohet. Unë e di sa e dëshiroje ti këtë”.
Kasia shoqërohej prej 15 muajsh me futbollistin 32-vjeçar Boateng para se marrëdhënia e tyre të ketë përfunduar në mënyrë dramatike pas një konflikti të ashpër më 2 shkurt, pas të cilit çifti kanë këmbyer akuza e replika në rrjetet sociale.
Boateng ka akuzuar Kasia se ka sabotuar marrëdhënien e tij me ish-të dashurën Rebecca dhe me familjen, dhe se i ka bërë shantazh për të qëndruar me të.
Ndërsa Kasia – e cila kishte bërë tatuazh emrin e futbollistit në trup – e quante ish-të dashurin ‘djalli’ dhe zotohej të fliste dhe të rezistonte, pasi të merrte veten nga ndarja.
Disa orë pasi të gjendej e vdekur Kasia fliste në Instagram për një ‘kapitull të ri’ në jetën e saj.
Top Channel