VIDEO/ Ndalon makinën, i shkon Mëhallës te xhami i ‘Range’, e vret dhe largohet i qetë. Momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan Për herë të dytë, një mobileri në Roskovec është tentuar të grabitet me dhunë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë kur hajdutët tentuan të hyjnë por janë diktuar nga pronari i mobilerisë, 65-vjeçari, Arben Çepele por edhe një i afërm i tij i cili më pas mbeti i plagosur me armë zjarri i qëlluar nga grabitësit.
Familjarët nuk pranojnë të flasin ndërsa banorët shprehen se kane dëgjuar sot mbi ngjarjen.
Autorët nuk janë gjendur ndërsa policia ka nisur kërkimet duke mbledhur edhe gjurmët e lëna në vendin e ngjarjes. Biznesi i 65-vjeçarit, i cili djalin e tij e ka emigrant në Angli është sulmuar edhe më parë. Por hajdutët nuk kanë mundur të marrin asgjë sepse janë qëlluar me armë zjarri gjahu dhe janë larguar. Në grabitjen e dytë hajdutët kanë qenë të pajisur me armë.
Top Channel