Gjobë për ceremoninë e Metës/ Gjobitet ish deputeti i LSI në Maliq dhe dy lokale për mitingjet e PD në Divjakë

11/02/2021 15:26

Takimet elektorale në shkelje të masave anticovid të lëvizjes socialiste për integrim janë monitoruar nga policia. Një ditë më parë ndodhi edhe një përplasje verbale mes policisë dhe drejtueses së LSI Monika Kryemadhi.

Ndërsa sot policia ka njoftuar gjobitjen me 5 milionë lekë të ish-deputetit të LSI Endrit Braimllari. Si provë janë këto pamje të shpërndara nga vetë Brahimllari në facebookun e tij personal. Ai ka qenë në një takim elektoral me mbështetësit e LSI në Maliq ku duket qartë që ka mbledhur bashkë një numër shumë të madh personazh në ambiente të mbyllura.

Policia njofton se njëkohësisht është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti në ambientin e pronës së saj.

Eshtë gjobitur me 5 milionë lekë edhe organizatori i një takimi me Presidentin Ilir Meta në Durrës. Ai është Avdulla Deliallisi, drejtues i shoqatës ”Durrësi autokton”. Pasditen e kaluar në sallën e teatrit ”Aleksandër Moisiu” të qytetit u zhvillua një ceremoni festive gjatë se cilës u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin ”Nderi i kombit” pas vdekjes arkeologu Vangjel Toci.

Në Divjakë dy lokale morrin nga 1 milionë lekë gjobë sepse kishin organizuar në ambientet e tyre mitingje politike të organizuara nga Partia demokratike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA