Ftesë në 5/ Krijoi mikroçip që futet në trup, njihuni me “shpikësin” 22 vjeçar nga Tetova

11/02/2021 20:00

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Ademi, 22 vjeçari nga Tetova që ka krijuar mbi 20 pajisje të ndryshme inovative.

Ai tregoi se krijimet më moderne ka nisur t’i realizojë tre vite më parë, duke veçuar ndezjen e makinës me kartë dhe më vonë ndezjen e makinës me anë të fishkëllimës.

Mirëpo eksperimenti më i “çmendur” i tij është krijimi i mikroçipëve, që vendosen në trup.

Ademi shpjegoi se përmes tyre mund të kemi akses të hapim derën e shtëpisë, zyrës, të zëvendësojme “badge-n” e punës dhe pse jo kartat e bankës.

“Kjo zëvnedëson kartën. Në Zvicër përdoret masivisht për të zëvendësuar kartat e bankës”, shpjegoi Ademi.

I pyetur nga Bieta për rreziqe në momentin që vendoset brenda në dorë, Ademi tha se nuk ka vend për të tilla shqetësime.

Top Channel