Durrës/ Organizoi aktivitetin në kundërshtim me masat anti Covid, 5 milion lekë gjobë për përfaqësuesin e shoqatës

11/02/2021 10:43
Foto ilustruse

Një përfaqësues shoqate në Durrës është gjobitur pasi gjatë kontrollit të policë u kap duke organizuar takim në kundërshtim me masat anti Covid.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.D. ka organizuar aktivitet në kundërshtim me Aktin normativ, “për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura“.

Policia njofton se do të vijojë kontrollet për të siguruar respektimin e masave dhe fton çdo qytetar të denoncojë këdo që shkel këto masa.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anti covid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i  një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Digjital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA