Ambasadorja Yuri Kim përmes një mesazhi në Twitter lë të kuptohet se kërkesën e saj që Tom Doshi të qëndrojë larg kandidimit në zgjedhjet e 25 Prillit,  e ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.

Kjo çështje është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Open”, ku ambasadorja është kritikuar nga analisti Andi Bushati, Dritan Hila dhe Agron Gjekmarkaj.

Bushati: Më shumë se një merak për Tom Doshin, mu duk si shprehje dashurie ndaj Ramës. Pra kur të marrësh mandatin tjetër, s’ke pse ta marrësh. Idioteske ishte deklarata e parë, ndërsa e dyta është për të shprehur dashurinë. Domethënë, ajo foli për një problem që nuk u shtrua kurrë.

Hila: Ndoshta është viktimë e vëmendjes së tepërt që merr ambasada. Tom Doshi nuk e di nëse ka çështje të hapur në Shqipëri. Në mënyrën e vet, ia ka dalë të jetë aty ku është. Mesa di, Tom Doshi dhe familja e tij janë shtetas australian prej kohësh dhe nuk e kam parë ndonjëherë si problem për qeverisjen shqiptare dhe kriminalitetin. Ka të tjerë. Di që operon në zonën e Bushatit. Këmbëngulja e Kim nuk ka gjetur tjetër për të bërë shembull dekriminalizimin dhe ka gjetur Doshin.

Gjekmarkaj: I ka bërë nder se nga pikëpamja e strukturës, ajo thotë gjëra të thjeshta që i di gjithkush që ndjek politikën në Shqipëri. Tom Doshi nuk është shprehur se do të bëhet ministër. Një ambasador nuk duhet ta thoshte asnjëherë, qoftë dhe nga pakujdesia. Çështja është se dhe një vend i madh si ambasada e Amerikës, ku shpallin një vend non grata, kanë argumentime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA