Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me aksionin e SPAK ditën e sotme në Krujë, ku janë arrestuar 10 persona pasi akuzohen se me anë të skemave korruptive, ulnin dënimin e të dënuarve, madje edhe lironin shumë të akuzuar për vepra të rëndë kriminale.

Yuri Kim është shprehur se SPAK po funksionon dhe do të vazhdojë të funksionojë. Më tej Yuri Kim ka shtuar se Reforma në Drejtësi është tepër e rëndësishme për vendin. Sipas saj të gjithë strukturat e drejtësisë duhet të qëndrojnë bashkë dhe të ndihmojnë SPAK në punë.

“Është e rëndësishme reforma në drejtësi. Për të gjithë ata skeptikë që thonë SPAK nuk ka për të funksionuar?  Kam një lajm për ta…E keni gabim” ka thënë Yuri Kim.

“Duhet të shikoni hapat që ka ndjekur duke shikuar edhe rastin e sotëm në Krujë. Kjo reformë është një punë e madhe e bërë, hap pa hapi. Duhet të zhvillohet dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin ta ngremë dhe ecim para. Ajo që kam theksuar, më herët që ta forcojmë veten kundër skepticizmit.” ka thënë më tej Yuri Kim.

“Duhet që ta shtyni veten që të shkoni kundër skepticizmin, shikoni çfarë SPAK po bën, policia, mos e lërë që të shpërqendroheni nga propaganda”

Në Krujë sot SPAK lëshoi 10 urdhër arresti ku mes tyre ishte gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, sekretarja Ela Mallkuçi avokati Aldo Tabaku. Po ashtu mes të arrestuarve ka edhe mjekë në burgje në burgun e Fushë Krujës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA