Finem ka reaguar për herë të parë pasi u raportua se ishte përfshirë në një konflikt fizik me reperin nga Kosova, Don Xhon.
Ai ka mohuar spekulimet se ka pasur një përleshje mes tyre, por nuk ka hezituar të thumbojë Don Xhonin duke thënë se nuk ka qenë nevoja për atë reagim që ka bërë, dhe grupit të të riut nga Kosova i ka ‘djegur vetë’.
“Ja lajmi është fake, pse duhet me vazhdu me i nxjerr gjonat më gjatë, do me tregu që ke njerëz. Jo me u bo gangster me zor, ndoshta ti je or djalë. Atyre që u ka djeg, duhet me thon që është lajm fake, jo me tregu, jo njerëzit e mi, jo daja ime, jo xhaja ime, se kur vjen puna për njerëz, as ti nuk mi njeh njerëzit mua as unë ty. Do mbajmë mend ne tani sa rrafim, tani juve ju dogji”, tha Finem në një video live në Instagram.
Më parë, Don Xhoni sqaroi se ajo që ishte raportuar, ishte e pavërtetë dhe se ai nuk ndodhej në Tiranë.
“E qitët lajmin, por ua ftofa brenda sekondave. Rrenca…”, deklaron Don Xhoni në njërën prej videove që ka mbishkrimin ‘Sqarim’
Top Channel