Një student i shkëlqyer i universitetit të Yale në Shba, i përshkruar nga zyrtarët atje si njeriu që dijet e tij donte t`i perdote për ta bërë botën një vend më të mirë, është qëlluar për vdekje kampusit në New Haven, Connecticut.
26-vjeçari u gjet në me disa plagë ne trup të shkaktuara nga armë zjarri. Kevin Jiang ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa policia tani po kërkon edhe ndihmën e publikut për të identifikuar vrasësit e tij.
I riu aziatiko-amerikan ishte një ish anëtar i Gardës Kombëtare, ndërsa kishte studiuar më parë për shkenca ekologjike në North Seattle College dhe biologji në Universitetin e Washingtonit, ku i ishte diplomuar “Magna cum laude”. Vetëm një javë më parë i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij e cila e përshkroi te riun si një “dhuratë nga perëndia”, dhe në 14 shkurt do të festonte 27-vjetorin. Vrasja e tij është rrethuar me mister.
Ndonëse u mendua fillimisht se mund të kishte qenë viktimë e ndonjë grabitjeje, policia po heton për të parë nëse ka diçka tjetër në këtë mes. Mësohet se Jiang po hetonte nivelet e mërkurit tek peshqit në ujrat e lumit Quinnipiac dhe po ndihmonte në hartimin e ligjeve mjedisore në nivel lokal dhe federal.
Top Channel