Nuk tregoi thesarin e qytetit, gjendet trupi i arkeologut të vrarë nga militantët e ISIS

10/02/2021 02:55

Autoritetet siriane kanë zbuluar eshtrat e arkeologut të famshëm Khaled al Asaad, i cili u ekzekutua me prerje koke nga militantët e shtetit islamik në 2015-tën në Palmira, sepse refuzoi t`i tregonte atyre vendin ku gjendeshin thesaret e fshehura historike të qytetit.

Militantët gjaksorë e kishin pushtuar prej disa muajsh Palmirën dhe po fitonin miliona nga grabitja dhe kontrabanda e artefakteve të saj. Asaad, drejtori i vjetër i antikuareve në qytetin strategjik qe është pjesë e zonave të trashëgimisë botërore të Unesco-s, refuzoi t`i tregonte ku gjendeshin objektet me vlerë, edhe pse ata e torturuan për një muaj, e në fund, kur e panë që nuk po dorezohej, e ekzekutuan në publik.

Trupin ia varën në një vend ku ta shikonin të gjithë e të trembeshin. Se çfarë ndodhi më tej me trupin e arkeologut të njohur në mbarë botën, kjo deri tani kishte mbetur e mbuluar me mister. Nëse rezultati i analizave të ADN-së e konfirmon se eshtrat e gjetura i përkasin Assadit, atëherë heroi i Palmirës, mund të ketë më në fund një varrim të denjë e të prehet në paqe në qytetin që e deshi aq shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA