Ndryshe nga zgjedhjet e fundit të 6 tetorit të 2019-ës, partitë politike për këto zgjedhje nuk kanë paraqitur program të plotë qeverisës.
Lëvizja Vetëvendosje nën kauzën se 14 shkurti është referendum dhe jo zgjedhje, kanë zhvilluar takime me qytetarë, por më shumë janë fokusuar në dënimin e politikanëve të korruptuar dhe konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm, por pa treguar se çka do të bëhet me sektorë të tjerë.
Ndërsa, kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti është fokusuar në sjelljen e investimeve nga marrëveshja e Uashingtonit, ka risjellë si premtim liberalizimin e vizave deri në fundvit dhe marrëveshjen finale me Serbinë.
Kandidati tjetër për kryeministër i nominuar nga PDK-ja, Enver Hoxhaj pothuajse në çdo takim ka premtuar rritje pagash për sektorin publik dhe sjellje të shpejtë të vaksinës kundër virusit.
E kandidati për president nga AAK-ja është fokusuar në realizimin e referendumit për bashkim me Shqipërinë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Top Channel