
Dy ministrat Majko dhe Kushi firmosin paketën e dokumenteve për procedurat dhe shpalljen e konkursit
Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko miratuan dhe firmosën paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për Diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.
Në këtë kuadër, Ministrja Kushi nënvizon se “Botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”.
Top Channel