Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt! Fyeu dhe u bëri presion arbitrave, pezullohet me 8 javë administratori i Kastriotit (VIDEO)

10/02/2021 22:40

Administratori i Kastriotit, Gazment Vogli është pezulluar me 8 ndeshje nga të gjitha aktivitetet futbollistike, pasi fyeu dhe u bëri presion arbitrave në ndeshjen ndaj Kukësit.

Komisioni i Disiplinës ka dhënë këtë vendim për Voglin, pasi në ndeshjen e fundit të krutanëve në kampionat, ku mposhtën me rezultatin 1-0 Kukësin, mësohet se ai ka fyer rëndë arbitrat dhe u ka bërë presion gjatë ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Disiplinës, është treguar i rreptë ndaj Voglit, duke e pezulluar atë për 8 ndeshje.

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA