26/12 18:55
Që nga fillimi i vitit të ri, fatkeqësitë natyrore në Indonezi kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 213 personave.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) njoftoi se në mbarë vendin gjatë periudhës 1 janar – 9 shkurt kanë ndodhur 386 fatkeqësi natyrore si tërmete, përmbytje, stuhi dhe rrëshqitje të dheut.
Në mbarë vendin negativisht janë ndikuar rreth 2 milionë persona ndërsa kanë humbur jetën 213 si dhe 12.060 të tjerë janë lënduar.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta, ndërsa vendi është edhe në ndikimin e shirave mosun.
Vendi është nga shtetet që ndikohet më së shumti nga fatkeqësitë natyrore.
Top Channel