I vodhi lekët viktimës së covid-19/ Gjykata e Apelit liron nga qelia infermieren Ronida Hysi, ky është shkaku…

10/02/2021 11:45

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga qelia infermieren Ronida Hysi. Mësohet se Apeli i ka ndryshuar masën e sigurisë, nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Shkak për ndryshimin e masës së infermieres Ronida Hysi është bërë fëmija i saj i mitur 2 vjeç.

Kujtojmë se Ronida Hysin, infermieren e Spitalit Infektiv akuzohet se i ka vjedhur paratë një pacienti që ndërroi jetë nga COVID.

Hysi i mori 58-vjeçarit që vdiq nga COVID paratë në portofol, e po ashtu edhe në llogari, ku tërhoqi 60 mijë lekë të reja.

Denoncimi u bë nga djali i 58-vjeçarit, pasi pa lëvizjen e parave nga llogaria e të atit. Infermierja u arrestua pasi u faktua si autorja e dyshuar e vjedhjes, nëpërmjet disa pamjeve filmike. Infermierja 30-vjeçare e Spitalit Infektiv, Ronida Hysi pas arrestimit e ka pranuar vjedhjen e parave të pacientit që humbi jetën nga Covid-i, duke i tërhequr nga llogaria bankare e tij plot 600 mijë lekë të vjetra.

Ajo ka deklaruar para gjykatësve ne séance e se enjtes, se e pranon akuzën e ngritur ndaj saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA