Kristi Çinari arriti të kkryente vjedhje në Tiranë me vetëm një çakmak.

“Ky është një çakmak. E vetmja gjë që mund të bëjë është të ndezë, siç është rasti i një cigareje. Por personi që shihni në foto, Kristi Çinari 22 vjeç, e përdori këtë tip pistolete për të kryer dy vjedhje në Tiranë, megjithëse ai kishte qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, vjedhja me armë”

Çinari u vu në pranga të hënën nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për krimet që ai kishte kryer, por një ditë më parë tenton të vjedh edhe një nga zyrat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, por kapet në flagrancë nga blutë e komisariatit numër 4 dhe 1.

Në datën 23 janar, në rrugën Bardhyl, siç mund të shihet nga fotot, ai hyn në një institucion për dhënie kredie, me pistoletën çakmak dhe nën kërcënimin e saj merr një shumë parash.

Ndaj tij rëndon edhe akuza edhe e vjedhjes përsëri me pistoletë, e një farmacie, të cilën e grabiti në datën 21 janar, në bulevardin zhan d’ark. Siç mund të shihet, nga pamjet, më pas ai largohet qetësisht.

Policia në banesën e Kristi Çinarit, gjeti pistoletën çakmak, por edhe këtë kartë identiteti kosovare ku foto shihet Çinari, por me emrin Besim Krasniqi. Ajo dyshohet qe jete e falsifikuar.

21-vjeçari do të përballet me drejtësinë “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA