FIER/ Rrahën për vdekje 57-vjeçarin, lihen në burg dy prej autorëve
10/02/2021 14:50
Përfundon gjyqi për masën e arrestit ndaj tre personave që akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi në qytetin e Ballshit i cili pak ditë më vonë ndërroi jetë. Bëhet fjalë për 57 vjecarin nga Ballshi, Pelivan Sinanrrapaj.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi arrest me burg për Fitim Zekaj 42 vjec, dhe Ferdinant Merkaj 44 vjec, ndërsa për Festim Alimetaj 53 vjec, mori masën detyrim paraqitje.
Ndaj te ndaluarve rëndonte akuza “plagosje me pasoje vdekjen e kryer në bashkëpunim”
Seanca është zhvilluar për të tre në të njëjtën kohë. Janë administruar të gjitha provat pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe raportin mjeko ligjor.
Gjyqtar i çështjes ishte Piro Sota ndërsa prokurore Elida Hoxha.
Top Channel