Deklarata e ekipit të OBSH-së se koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan të Kinës si dhe pretendimet që as të mos hetohet më në këtë drejtim, kanë ngjallur reagime të ashpra nëpër botë e janë pasuar nga akuza për mbulim të së vërtetës.
Ekspertët madje thanë se virusi mund të mos e ketë origjinën as nga tregu i kafshëve të gjalla në këtë qytet, siç u besua gjerësisht në fillimin e pandemisë.
Përfundimet e ekipit të Kombeve te Bashkuara u interpretuan nga disa si mbështetëse të linjës së Partisë Komuniste kineze e cila pretendon se fillesat e virusit mund të kenë qenë jashtë kufijve dhe e kishte mohuar vazhdimisht aksidentin në Institutin e Virologjisë. Jamie Metzl, anëtar i këshillit Atlantik dhe këshilltar i OBSH-së, tha për the Sun Online se rrëzimi i hipotezës se virusi ka dalë nga laboratori duket si një lëvizje e gabuar nga ekipi i kësaj organizate.
“Që ta bënin më të besueshëm një pretendim të tillë, duhet të kishin pasur qasje të plotë dhe pa kufizime në të gjitha të dhënat, regjistrimet, kampionet e para dhe personelin kyç të këtij instituti dhe laboratorëve të tjerë, por kjo nuk ndodhi”, arsyeton Metlz. Sam Armstrong, drejtor komunikimi për think tank-un Henry Jackson Society, tha gjithashtu për të përditeshmen britanike se : OBSH praktikisht u pajtua me një hetim të përbashkët me Partinë Komuniste Kineze, dhe i thanë të gjithëve atë duhet të dëgjonin.
Ata e përmbysën që në fillim pa asnjë provë tezën e daljes aksidentale të virusit nga laboratorit”, u shpreh ai. Ekspertët thane se besojnë që virusi ka të ngjarë ta ketë origjinën te kafshët, por nuk janë të sigurt se si.
Top Channel