Drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër akuzohet për tentativë përdhunimi
10/02/2021 13:13
Drejtori i Ujësjellësit të Gjirokastrës, Gentian Llogo akuzohet për abuzim seksual ndaj një 19-vjeçareje.
Gazetari Telnis Skuqi ka folur për “Shqipëria live”: “Një kushëri i viktimës më tha për ngjarjen. Edhe në vitin 2004 ka ngacmuar vajzën e një kolegu tonë”.
Skuqi pretendon se ka një video ku shihet sulmi i të dashurit të vajzës ndaj drejtorit. “I dashuri i kërkon llogari. Video është 3 minuta e 13 sekonda”.
Megjithatë gazetari nuk pranon të publikojë videon dhe thotë se “do e postoj kur prokuroria të nisë hetimin për çështjen”.
Top Channel