Ariu mashkull Nuka ka vrarë partneren e tij të mundshme të çiftimit Anana në kopshtin zoologjik të Detroit në Michigan, SHBA, gjatë tentativës së kujdestarëve për çiftimin e dyshes.
Kjo ishte hera e parë në 30 vjet që një kafshë vret një tjetër në këtë institucion të specializuar.
Femra 20-vjeçare Anana u vra nga partneri Nuka, 16 vjeçar në kopshtin e famshëm zoologjik të Detroit në vdekjen e parë të një kafshe nga një tjetër që prej vitit 1988.
Tragjedia ndodhi megjithse dyshja kishin jetuar pa incidente pranë njëri-tjetrin, në ndarje të veçanta, që kur Anana erdhi në kopshtin zoologjik marsin e kaluar.
Megjithse dyshja kishin jetuar në ndarje të veçanta për disa muaj, ato u vendosën së bashku javën që shkoi me shpresën për të lindur dhe shtuar numrin e krijesave të rrezikuara.
Edhe vrasja e fundit mes dy kafshëve të kopshtit 30 vjet më parë, kishte ndodhur mes arinjve polarë.
Scott Carter, kreu i shoqëisë zoologjike të Detroit tha: “Kjo ishte krejtesisht e papritur, stafi i kopshtit zoologjk të Detroit janë të tronditur nga humbja e Anana në këtë ngjarje të papritur tragjike.”
Nuka më parë kishte lënë shtatzënë disa femra arinj polarë “pa treguar shenja sjelljeje agresive apo dhune”, thanë zyrtarët e kopshtit.
Kopshti zoologjik i Detroit Zoo strehon një tjetër ari polar femër të quajur Suka, e cila kohët e fudit lindi dy këlyshë nga Nuka.
Teksa Suka kujdeset për një nga këlyshët e saj në ndarjen private, tjetri po rritet nga stafi i kopshtit zoologjik.
Një njoftim në faqen e Facebook të kopshtit thuhej javës që shkoi: “Siç mund ta keni dëgjuar dy këlyshë arinj polarë binjakë lindën në kopshtin e Detroit nga nëna Suka më 17 nëntor 17, 2020.
Dy javë më vonë një nga këlyshët dukej inaktiv dhe i dobët prandaj u mor për kujdesje të veçanta në kompleksin shëndetësor Ruth Roby Glancy ku u ekzaminua dhe iu dhanë lëngje shtesë”.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se këlyshi tashmë është rekuperuar dhe po shton në peshë, duke kaluar nga inkubatori në ndarjen e tij te lojës. Këlyshi më vonë do të jetojë me arushë të tjerë në habitatin e rrethit Arktik”.
Top Channel