12 vjeçaret hidhen për vdekje nga kulla rezidenciale pas aderimit në ‘grupin e vdekjes’ online (fotot)

10/02/2021 18:42

Një fëmijë modele dhe shoqja e saj kanë vdekur pasi ranë nga një kullë e lartë apartamentesh, pas raportimeve se ishin bashkuar në një “grup vdekjeje” online, në dukje me tematikë nga Harry Potter.

Varvara Vlasova e Valeria Shirshova, të dyja 12 vjeçe, kishin bërë një video të shkurtër para se të binin nga kati i 17-të i një ndërtese në Samara, në perëndim të Rusisë.

Ato shiheshin duke qeshur para se njëra prej tyre të thoshte në kamera “makth” dhe më pas të qeshte përsëri, raportojnë mediat vendase.

Dy vajzat ishin shoqe klase, nga familje “të pasura”, dhe përshkruheshin si nxënëse të shkëlqyera që shkonin rregullisht në shkollë.

Ato raportohet se kanë rënë nga 60 metra lartësi në pallatin ku jetonte Varvara, e cila ishte gjithashtu modele për fëmijë.

Rrejti ‘Life’ citonte burime policore të thonin se vajzat ishin bashkuar në një grup në rrjetet sociale i cili “u caktonte atyre detyra”.

Prindërit e dy vajzave besonin se grupi i tyre ishte “i lidhur me tematikën e Harry Potter” dhe se ishte “i padëmshëm”.

Policia po kontrollon tashmë faqet e vizituara prej tyre.

Rusia ka parë kohët e fundit një seri “vetëvrasjesh” të fëmijëve, të lidhura me grupe djallëzore interneti që nxisin fëmijët e pafajshem e naivë t’i japin fund jetës së tyre.

“Prindërit e vajzave thanë se ato ishin pjesëmarrëse në disa grupe në rrjetet sociale, të cilat u jepnin atyre detyra”, shkruan agjencia. “Por të rriturit mendonin se rrjetet ishin të padëmshme dhe nuk i dhanë shumë rëndësi zbavitjeve të vajzave të tyre”.

Grupet e vdekjes veprojnë duke manipuluar të rinj e të vegjël, duke u caktuar atyre detyra, që gradualisht sa vijnë e bëhen më të rrezikshme.

Major-Gjeneral Alexey Moshkov, i krimit kompjuterik në ministrinë e brendshme ruse ka paralajmëruar për shumë grupe vetëvrasjeje që veprojnë online.

E përditshmja ProGorod shkruante se Varvara e Valeria “ishin përgatitur për këtë, pasi i kishin thënë lamtumirë shokëve të klasës”.

Ato raportohet se u kishin thënë shokëve se “më 9 shkurt diçka do të ndodhë.”

Vajzat njiheshin që ndiqnin serialet japoneze të animacionit ‘manga’ “Shënim vdekjeje”.

Ka pasur thirrje për ndalimin e këtyre serialeve në Rusi pas vdekjeve të disa të rinjve.

Një mik i familjeve në zi tha për të përditshmen Komsomolskaya Pravda: “Nuk mund ta imagjinojmë këtë që ka ndodhur. Vajzat ishin inteligjente e të bukura, ato nuk kishin probleme”.

FOTO GALERI
1/3
Varvara Vlasova dhe shoqja e saj kanë vdekur pasi ishin bashkuar në një “grup vdekjeje” online

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA