Alarm në Athinë/ Pas shpërthimit të parë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona
Në KQZ deri ditën e djeshme kanë arritur nga Diaspora 5 mijë e 754 pako me fletvotime.
Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se në këto pako nga jashtë Kosovës mund të ketë më shumë fletvotime.
Ahmetaj ka treguar se këtë pako po mbahen në Ministrinë e Infrastrukturës me një siguri të lartë, derisa ka shtuar se më 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve, këto pako do të dërgohen në QNR për trajtim dhe numërim.
Ndërsa, anëtari i KQZ, Alim Rama nga VV ka propozuar që të futet në rend dite shqyrtimi që pranimi i pakova nga jashtë Kosovës të bëhet deri në ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve. Megjithatë, nuk ka kaluar ky propozim.
Top Channel