“Uroj që të mos dalin më nga qelia”/ Arrestimet për korrupsion tek “Shefqet Ndroqi”, Rama: Të bashkohemi për t’i çuar në burg abuzuesit

09/02/2021 13:27

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit në sistemin shëndetësor.

Rama arrestimet e fundit të  tre infermierëve tek spitali “Shefqet Ndroqi” i ka cilësuar si një veprim i duhur ndërsa ka shtuar se kjo është një formë torture e asaj që kanë bërë me pacientët.

Rama: Duhet ndarë puna e mjekëve dhe infermierëve dhe atyre që u zbuluan dhe fatmirësisht sot janë në burg. Uroj që të mos dalin më që andej. Se ajo formë barbare abuzimi me një njeri të sëmurë dhe një vajzë të dëshpëruar shkon përtej korrupsionit. Është torturë. Torturë çnjerëzore. S’jam askush të gjykojë, ashtu si vajza e të ndjerës që në atë situatë ankthi dhe nevojë për nënë ka mbetur në kurthin e ngritur nga një sanitare që do meritonte rolin negativ të një filmi. Por ato që ndeshen në të tilla monstra të mos bien pre. Të sfidojnë drejtuesit e spitaleve të denoncojnë. Nr tim të telefonit e kanë mijëra njerëz. Por mund ta përdorin lirisht nr tim. Le tu drejtohen mediave. Pa pritur që të bien pre e këtyre kurtheve. Ka apo ska ushqim…Sot janë në burg. Të bashkohen për t’i çuar në burg të gjithë ata që janë si këta. Janë mijëra që janë shëruar falë këtyre mjekëve. Unë vetë kam marrë dyzina mesazhesh nga njerëzit.

Top Channel