Është identifikuar i riu i cili u gjet i mbytur dhe me dëmtime në kokë, një ditë më parë në Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Sokol Shytre, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Fieri.

Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore janë ngritur dyshime se i riu mund të jetë vetë mbytur, por nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë rënë nga ndonjë mjet lundrues.

Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë identifikuar 22-vjeçarin.

Top Channel ka siguruar foton e 22-vjeçarit Sokol Shytre nga Fieri, banues në Tiranë, që u gjet i mbytur një ditë më parë në Vlorë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA