Top Story/ Trenat qëllohen me gurë nga fëmijët, një “trend” i trashëguar gjatë demokracisë

09/02/2021 23:24

Gjatë udhëimit që ekipi ynë realizoi ndodhi një e papritur. Treni po kalonte në një zonë të banuar, kur dikush qëlloi me gurë drejt xhamave . Ishte një lloj trendi i trashëguar nga vitet e para të demokracisë, për të goditur trenin, sa herë që kalonte.

“Nuk e besoja të bëhej në këtë gjendje. Edhe fëmija im ta bënte do e dënoja. Kam shkuar te goca në Greqi, trenat janë marshalla, ti shohësh të kënaqet shpirti” u shpreh pasagjerja, Hatixhe Berisha.

“Më të mira kanë qenë mëpërpara por sot janë prish, të keqen nëna se kush i ka bërë këto punë se di, por ishalla do vijnë ditë më të mira” u shpreh pasagjerja , Mereme Avdiu .

Puna për makinistin e trenit është vështirësuar më shumë. Kjo për shkak se janë hapur shumë ndalesa të paligjshme. Stresi dhe frika rriten te këta makinistë sa herë që i afrohen një kalimi të tillë.

“Problemi është me kto ndalesat e paligjshme,. Me kto kemi pasur shumë problem nga ‘90 deri tani. Rregulli e ka nuk duhet me I lejuar, kurse komunat edhe zonat këto rurale me një fjalë, këto nuk na pyesin hicc fare ne. Ne i kemi hequr, hekurudha i ka prishur ditën, kurse natën janë ndërtuar prap. Ky është një nga problemet që na ka shqetësuar përherë, nga ‘90 ta e këtej” u shpreh makinisti i hekurudhës Flamur Bullaj.

Udhëtimit tonë po i vjen fundi. Ne zbresim dhe e lëmë trenin që të rrëshqasë ngadalë larg nesh. Kuptohet që udhëtimi i tij nuk do të jetë shumë i gjatë pasi shinat pas Elbasanit janë të dëmutara dhe jashtë funksionit.

Emisioni i plotë:

Top Channel