Gjatë gjithë këtyre viteve hekurudha është parë si një kalë beteje që e përdornin partitë politike. Herë si premtime në pragë fushatash e herë duke guxuar me firmosje marrëveshjesh.

Në vitin 2005 kur ishte kryeministër Fatos Nano nisi projektin e ndërtimit të hekurudhës. Vetëm dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Nano firmosi një kontratë me kompaninë “General Electrik” për projektin me vlerë 74 milionë euro për ndërtimin e një linje hekurudhore që do lidhte Tiranën me Kavajën.

Por, pas zgjedhjeve, dy muaj e gjysmë pas firmosjes së kontratës, kur në pushtet erdhi Sali Berisha, e anuloi këtë projekt. Anulimi bëri që kompania “General Electrik” të hedhë në gjyq qeverinë shqiptare, proces të cilin e fitoi.

Për rrjedhojë gjykata dënoi qeverinë me një gjobë prej 20 milionë dollarësh si pagesë që duhet të bënte për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar kompanisë amerikane.

Në vitin 2016 u dhanë me koncesion për 25 vite dy linja hekurudhore, Ballsh -Fier dhe Fier -Vlorë. Vlera e investimit që ishte parashikuar në periudhën 5 vjeçare për vënien në funksionim të plotë të kësaj linje ishte 2.43 miliardë lekë.

Ndër vite beteja mes palëve ka vijuar. Disa premtonin linjën Tiranë –Pekin e disa të tjerë trenin elektrik. Por e vërteta është që sot ne kemi një hekurudhë të rrënuar, madje ajo është në kufijtë e mbijetesës.

“Në 2017 kemi gjëtur një hamulli me borxhe. Këto ishin të periudhave ‘91-‘95. Kemi patur edhe borxhe me hekurudhën e jugosllavisë. Kemi bërë një rakordim të këtij borxhi. Kemi të evidentuar se kujt i kemi dhe sa i kemi” u shpreh Ramiz Doçi, Nëndrejtor i Njësisë së Biznesit të Mallit
Në këto kuste ku hekurudha ishte e zhytur në borxhe dhe vetë nuk gjeneronte të ardhura, ndërhyri shteti.

Emisioni i plotë:

Top Channel