Si ka qënë hekurudha më parë dhe si është sot?! Top Story ka bërë një krahasim të dy epokave. Para viteve 1990, godinat e stacioneve ishin në gjendje të mirë.

Kishte sistem komandimi me drita, hyrja e dalja e trenave nga stacionet bëhej me semafor sipas ngjyrave. Kishte sistem ndërlidhjesh që lidhej çdo stacion me dispeçerinë qëndrore.

Kishte edhe një ndërlidhje telefonike që lidheshin kalesat në nivel për të siguruar lëvizjen e sigurt të trenave. Pas viteve 1990 godinat e stacioneve janë shkatërruar. Kushtet në trena lënë për të dëshiruar. Xhama të thyer e stola të shkatërruar është pamja që të ofrohet sot brenda një treni. Ndërsa sa i përket sinjalistikës së hekurudhës nuk ka mbetur më asgjë. Pothuajse gjithshka është shkatërruar në sistemin hekurudhor. Shumë vagonë u vodhën dhe u çuan për skrap.

“Pas vitit ‘90-‘91 me ndryshimet politike që ndodhën, me futjen e konomisë së tregut, privatizimi sektorëve të transportit, ajo që është për tu theksuar disproporocioni investimeve në transportin rrugor, ndaj atij hekurudhor, bëri që kërkesa të binte për transportin hekurudhor” u shpreh Leonard Jani, Këshilltar Teknik i Hekurudhës Shqiptare.

Emisioni i plotë:

Top Channel